Inaugurohet Sheshi “Rexhep Luci” në Prishtinë, në 25-vjetorin e vrasjes së arkitektit të njohur, Rama: Bashkohuni me ne - Gazeta Express
string(114) "inaugurohet-sheshi-rexhep-luci-ne-prishtine-ne-25-vjetorin-e-vrasjes-se-arkitektit-te-njohur-rama-bashkohuni-me-ne"

Lajme

Gazeta Express

11/09/2025 9:27

Inaugurohet Sheshi “Rexhep Luci” në Prishtinë, në 25-vjetorin e vrasjes së arkitektit të njohur, Rama: Bashkohuni me ne

Lajme

Gazeta Express

11/09/2025 9:27

Sot në zemër të kryeqytetit do të inaugurohet zyrtarisht Sheshi “Rexhep Luci”, në nderim të arkitektit të njohur dhe ish-drejtorit të urbanizmit në Komunën e Prishtinës, i cili u vra 25 vjet më parë.

Krahas sheshit të ri, do të zbulohet edhe pllakë përkujtimore kushtuar Rexhep Lucit, si simbol kujtese dhe nderimi për kontributin e tij profesional dhe qytetar në zhvillimin urban të Prishtinës.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, thas se sheshi i ri është më shumë se një projekt infrastrukture – është një hapësirë publike në shërbim të qytetarëve, që pasqyron kujdesin për trashëgiminë dhe vlerat qytetare.

“Një rrugë kaotike të Kryeqytetit e kemi transformuar në hapësirë publike të ndriçuar, të gjelbëruar dhe në shërbim të qytetarëve. Ky shesh është kujtesë se Kryeqytetin po e zhvillojmë me respekt për njerëzit që e deshën këtë vend dhe me përgjegjësi ndaj çdo qytetari,” u shpreh Rama.

Advertisement
Advertisement
Advertisement