Iku nga Tirana t’u shërbente prindërve me Covid, si u infektua dhe ndërroi jetë papritur e reja nga Berati - Gazeta Express
string(104) "iku-nga-tirana-tu-sherbente-prinderve-me-covid-si-u-infektua-dhe-nderroi-jete-papritur-e-reja-nga-berati"

Shqiperi

Gazeta Express

04/03/2021 10:44

Iku nga Tirana t’u shërbente prindërve me Covid, si u infektua dhe ndërroi jetë papritur e reja nga Berati

Shqiperi

Gazeta Express

04/03/2021 10:44

Arjola Sakollari ishte 27-vjeçarja nga Berati që ndërroi jetë gjatë ditës së djeshme prej koronavirusit në spitalin Covid1 në Tiranë.

Ndërkohë burime bëjnë me dije se e reja jetonte në Tiranë, por kishte shkuar për t’i shërbyer prindërve, të cilët ishin infektuar më herët me koronavirus.

Lexo Edhe:

Dyshohet se ajo është infektuar gjatë këtij momenti duke u shtruar fillimisht në repartin Infektiv të spitalit të Beratit por përkeqësimi i gjendjes shëndetësorë bëri që ta dërgonin në Tiranë ku u fut në intubim.

Por, fatkeqësisht, 27-vjeçarja humbi jetën disa ditë më vonë pasi virusi i kishte prekur 99% të mushkërisë duke e bërë praktikisht të pamundur që ajo të mund të kryente funksionin.

Arjola u përcoll dje për në banesën e fundit nga të afërmit, ndërsa mësohet se nuk vuante nga asnjë sëmundje tjetër shoqëruese.