IKMT dhe Komisariati nr.1 kanë kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Tiranës biznesmenin Pëllumb Salillari. Burimet bëjnë me dije për ABC se kallëzimi është bërë pas aksionit të qeverisë për ndërtimet pa leje.
Disa ditë më parë në pallatin në pronësi të biznesmenit Pëllumb Salillari në zonën e Farkës është sekuestruar një sipërfaqe 1200 me 2 në kuadër të vendimit të qeverisë për konfiskimit e ndërtimeve pa leje.
“Në zbatim të vendimit të qeverisë, këtij subjekti do ti vihen dy opsione në dispozicion. E para është të parablejë hapësirën e shtesës së lejes me çmimin e tregut të indeskuar dhe paratë do shkojnë në dispozicion të Agjencisë së Shpronësimeve. Opsioni i dytë është të dhurojë shtesat e katit dhe në këtë rast shkojnë në favor të entit të Banesave për të akomoduar entin social dhe nëse nuk zgjedh asnjë nga këto opsione do konfiskohet për interes publik. Nëse zgjedh opsionet para menjëherë fillon procedura e legalizimit dhe i gjithë objekti shkon për t’u legalizuar. Dhe shpëton nga ndjekja penale”- tha Çuçi më herët.
Pëllumb Salillari është pronari i firmës së ndërtimit Salillari SH.P.K, e themeluar në 1994, kompani e cila ka ndërtuar edhe shumë vepra publike dhe investime duke përfituar edhe nga tenderat.
/Gzeta Express