Ik një i burgosur nga burgu i Smrekonicës, suspendohen dy oficerë - Gazeta Express
string(64) "ik-nje-i-burgosur-nga-burgu-i-smrekonices-suspendohet-nje-oficer"

Gazeta Express

06/07/2024 10:14

Ik një i burgosur nga burgu i Smrekonicës, suspendohen dy oficerë

Gazeta Express

06/07/2024 10:14

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se i dënuari F. H. është larguar nga Qendra Korrektuese e Smrekonicës, institucion i tipit të hapur.

Në njoftim thuhet se i dënuari ishte gjithashtu përfitues i vikendit dhe se herën e fundit që ka shfrytëzuar vikendin ishte nga data 01 deri më 03 të këtij muaji.

“Për largimin e tij nga institucioni është përgatitur letërrreshtimi dhe është njoftuar edhe policia”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin, deri në përfundim të hetimeve, është suspenduar oficeri i dhomës së vëzhgimit, F.R.dhe oficeri i krahut, N.A.