Gjatë rrugëtimit të tyre për në Francë nga Greqia, shtatë tifozë të klubit të PAOK-ut e kanë gjetur vdekjen.
Pas një aksidenti tragjik në Rumani, shtatë tifozë të klubit grek kanë ndërruar jetë, pas përplasjes së minibusit të tyre me një kamion.
Tifozët po udhëtonin për në Francë, për të ndjekur nga afër ndeshjes Lyon – PAOK.
Sipas raportimeve të fundit nga “Top Channel”, bëhet me dije se në minibusin e aksidentuar ishin pjesë dhjetë udhëtarë, prej tyre edhe dy shqiptarë, të cilët tashmë janë identifikuar me emër e mbiemër, por që nuk dihet nesë janë gjallë apo jo.
“Siç shihet nga pamjet, furgoni i zi, ku ndodheshin 10 persona, mes tyre edhe dy shqiptarë të identifikuar si Genci Sadiku dhe Vasil Palo (për të cilët ende nuk dihet nëse janë mes tre të plagosurve apo mes 7 viktimave), bën manovra të rrezikshme dhe parakalim të gabuar, duke u përplasur më pas me një kamion”, shkruan “Top Channel”./GazetaExpress/
Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke...