Ibrahimovici s’e mendon pensionimin, mund të mbetet në Serie A - Gazeta Express
string(60) "ibrahimovici-se-mendon-pensionimin-mund-te-mbetet-ne-serie-a"

Ibrahimovici s’e mendon pensionimin, mund të mbetet në Serie A

Gazeta Express

07/04/2020 10:14

Zlatan Ibrahimovic raportohet se ka vendosur të mos pensionohet, pasi që dëshiron të vazhdojë të luajë. Madje, sulmuesi veteran suedez mund të mbetet në Serie A, edhe nëse s’arrin marrëveshje me Milanin.

Gazzetta dello Sport shkruan se suedezi Zlatan Ibrahimovic nuk dëshiron ta mbyllë karrierën e tij pas këtij sezoni që ka mbetur në gjysmë, por dëshiron të vazhdojë të luajë edhe më tutje, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Milani po tenton të arrijë marrëveshje për t’ia zgjatur marrëveshjen 38-vjecarit, i cili e pati një ndikim të madh te kuqezinjtë që kur u kthye në San Siro në janar. Mirëpo, gazeta italiane shkruan se lojtari është duke i shqyrtuar të gjitha opsionet e tij.

Drejtori ekzekutiv i Milanit, Ivan Gazidis, ka qenë duke ua ulur lojtarëve pagat gjatë këtij sezoni dhe i ka larguar disa lojtarë nga skuadra, duke fituar shumë të madhe parash në janar. Mirëpo, klubi e ka përjashtuar Ibrahimovicin nga ky plan për t’i ulur shpenzimet.

Kuqezinjtë ende nuk kanë biseduar me ish-yllin e Interit dhe Juventusit për të ardhmen e tij, por largimi i drejtorit sportiv, Zvonimir Boban, mund ta ketë vështirësuar situatën.

Gazzetta dello Sport pretendon se Ibrahimovic është zhgënjyer nga zënka mes drejtuesve të Milanit, mirëpo nuk e përjashton mundësinë që Ibrahimovici ta vazhdojë karrierën e tij diku tjetër nëse Milani s’mund t’ia ofrojë një projekt mjaftueshëm të mirë. /Gazeta Express/