Ibrahimoviç vazhdon me Milanin me kushte - Gazeta Express
string(40) "ibrahimovic-vazhdon-me-milanin-me-kushte"

Gazeta Express

27/02/2020 19:00

Ibrahimoviç vazhdon me Milanin me kushte

Gazeta Express

27/02/2020 19:00

Sulmuesi suedez do të qëndrojë tek “Rossoneri” deri në vitin 2021 vetëm nëse ekipi Kuqezi përforcohet me lojtarë të tjerë

Zlatan Ibrahimovic nuk do ta kishte problem të qëndrojë edhe një vit tek Milani, shkruan Gazeta Express.

Mirëpo, sulmuesi suedez do ta vazhdonte kontratën deri në vitin 2021 vetëm me kushte.

Në fakt, veterani i sulmit mbetet në San Siro vetëm në rast se “Rossoneri” përforcohen me futbollistë cilësorë gjatë verës.

Tash, Kuqezinjtë do të mundohen t’i plotësojnë kërkesat e ish-përfaqësuesit suedez, për ta pasur kështu në ekip edhe një vit.

Prej se ka arritur në Milan gjatë janarit, Ibra i ka dhënë impuls dhe vullnet ekipit, i cili ka dukshëm rezultate më pozitive.

Shumë shpejtë, drejtuesit e klubit do të takohen me futbollistin për ta arritur një marrëveshje eventuale.

Të dyja palët duken të interesuara për ta vazhduar bashkëpunimin. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement