Ibrahimovic e thyen heshtjen, pas thashethemeve se po largohet nga Milani - Gazeta Express
string(72) "ibrahimovic-e-thyen-heshtjen-pas-thashethemeve-se-po-largohet-nga-milani"

Ibrahimovic e thyen heshtjen, pas thashethemeve se po largohet nga Milani

Gazeta Express

02/04/2020 8:21

Zlatan Ibrahimovic nuk është i sigurt se cila është e ardhmja e tij në futboll, pas thashethemeve se ai do të largohet nga Milani në fund të këtij sezoni dhe mbase do të pensionohet.

Sulmuesi 38-vjeçar u kthye në Milan në dhjetor dhe i shënoi katër gola në 10 paraqitje, para se sezoni të ndërpritej për shkak të pandemisë globale koronavirus, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Thuhet se ish-ylli i Juventusit, Interit, Barcelonës dhe Manchester Unitedit është duke menduar për të ardhmen, duke qenë se kontrata me Milanin në mbaron në fund të sezonit.

Por Ibrahimovic këmbënguli se as ai vet nuk e di çfarë do të ndodhë, sepse është duke i menduar mundësitë.

“Ta shohim. Nuk e di se çfarë dua. Diçka e re ndodh çdo ditë. Kush do ta kishte parashikuar këtë koronavirusin? Ne duhet thjesht të përpiqemi të jetojmë dhe ta shijojmë jetën”, tha sulmuesi suedez për Svenska Dagbladet.

“Nuk brengosem shumë. Unë e kam një familje për të cilën duhet të kujdesem. Ata ndihem mirë, prandaj edhe unë ndihem ashtu”, shtoi ai. /Gazeta Express/