Ibrahimovic e akuzon sërish Guardiolën për dështimin te Barcelona - Gazeta Express
string(65) "ibrahimovic-e-akuzon-serish-guardiolen-per-deshtimin-te-barcelona"

Gazeta Express

27/03/2020 17:16

Ibrahimovic e akuzon sërish Guardiolën për dështimin te Barcelona

Gazeta Express

27/03/2020 17:16

Kanë kaluar 10 vite, por Ibrahimovic vazhdon të mos e dijë çfarë ndodhi gjatë periudhës së tij në Barcelonë

Në një intervistë nga karantina, Zlatan Ibrahimovic është kthyer të flasë për epokën e tij te Barça, që zgjati vetëm një vit, përkundër milionave që shpenzoi për të klubi katalunas.

Barcelona e mori nga Interi në vitin 2009 me shumë bujë, duke dhënë Eto’on dhe mbi 70 milionë euro, por Ibrahimovic menjëherë në vitin 2010 u largua nga Camp Nou.

Shkak problemi që kishte me Pep Guardiolën, që sot e atë ditë, as Ibrahimovic nuk e di për çfarë bëhej fjalë.

“Problemi im në Barcelonë ishte një njeri, filozofi (Guardiola). U gjenda në një situatë ku trajneri nuk më fliste dhe për mu kjo ishte diçka e re dhe nuk e di se çfarë ndodhi”, u shpreh Ibra.

“Edhe sot nuk e di se cili ishte problemi”.

“Në vend se të përballet me mua, ai fshihej nga unë, është frikacak”.

Ibra bëri 46 paraqitje për Barcelonën, shënoi 22 gola.

Me të filluar sezoni 2010/11, Ibra në ndeshjen e parë shënoi gol, kurse më pas u largua për t’u transferuar te Milani. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement