E rrëzoi televizorin, amerikania mbyt me papuçe të birin një vjeç - Gazeta Express
string(70) "ia-rrezoi-televizorin-amerikania-mbyt-me-papuce-djalin-e-vet-njevjecar"

E rrëzoi televizorin, amerikania mbyt me papuçe të birin një vjeç

Gazeta Express

10/12/2019 15:54

Një fëmijë një vjeç, i gjinisë mashkullore, në Shtetet e Bashkuara raportohet se ka vdekur nga goditjet me papuçe që ia dha nëna e tij pasi vogëlushi e kishte rrëzuar televizorin nga tavolina, duke e thyer atë.

Rhionna Nichols, 20 vjeçe, tha se e ka shkundur djalin e saj, të quajtur Viston, dhe e ka goditur me papuçe para se ekipi mjekësor të shkonte në shtëpinë e saj në Detroit.

Lexo Edhe:

Megjithatë, raportohet se fëmija ishte dërguar në spital me thyerje të kafkës, krahut, brinjëve dhe legenit.

Policia nuk dha hollësi për vdekjen e djaloshit, por familja e gruas ka thënë se ajo kishte filluar ta sulmojë djalin pasi fëmija e kishte rrëzuar një televizor.

Organet e drejtësisë e kanë akuzuar zonjën Nichols me torturë dhe vrasje.

Merret vesh se babai i fëmijës së vdekur ka qenë shumë i zemëruar dhe nuk ka pranuar të flasë para gazetarëve.

Njerëzit vullnetmirë tashmë e kanë hapur një fond në internet për të mbledhur të holla për shpenzimet e funeralit të fëmijës, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.