‘I varrosur’ në Amazonë, zbulohet qyteti i humbur i piramidave - Gazeta Express
string(59) "i-varrosur-ne-amazone-zbulohet-qyteti-i-humbur-i-piramidave"

‘I varrosur’ në Amazonë, zbulohet qyteti i humbur i piramidave

Mistere

Gazeta Express

27/05/2022 19:31

Një qytet i humbur është gjetur në xhunglën e pamatë të Amazonës.

 Me anë të një teknologjie të quajtur Lidar, kërkuesit mundën të shihnin përtej objekteve dhe sipërfaqeve duke zbuluar qytetin në Bolivi.

Lexo Edhe:

Pajisja depërtoi mes bimësisë amazonase dhe tregoi qytete, fshatra, krahina të humbura mes fushave gjigande. Xhungla ka qenë prej vitesh e padepërtueshme për shkak të shtrirjes së gjerë dhe pamundësisë për infrastrukturë.

Ky zbulim i madh u nis nga rrugëtimi i një eksploruesi anglez, koloneli Percy Fawcet, i cili në vitin 1952 shkoi në një mision në kërkim të Qytetit Z në Amazonë. Ai mori me vete pushkë, hanxhar dhe një vegël muzikore, ukulele e kështu nisi udhëtimin e tij, nga i cili nuk u kthye kurrë.

Por Fawcet ishte i bindur se dikur kishte ekzistuar një qytetërim i vjetër dhe se ai do të gjente “hapësirën e fundit boshe të botës”. Megjithatë, përpjekje t e tij nuk humbën sepse teknologjia arriti të zbulonte xhunglën në cep të Amazonës, të mbuluar prej shekujsh nga pemët, bimët dhe gjelbërimi.

Madje është gjetur edhe një pirg gurësh 5 metra i lartë me madhësinë e 30 fushave futbolli,ndërsa brenda tij ndodheshin piramida 20 metra të larta./tvklan.al