I mungoi tregut muzikor prej vitesh, rikthehet Ledina Çelo - Gazeta Express
string(57) "i-mungoi-tregut-muzikor-prej-vitesh-rikthehet-ledina-celo"

Gazeta Express

23/06/2020 12:20

I mungoi tregut muzikor prej vitesh, rikthehet Ledina Çelo

Gazeta Express

23/06/2020 12:20

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ledina Çelo, e cila prej vitesh jeton në Gjermani duket se ka vendosur të rikthehet sërish në muzikë.

Ajo ka ndarë disa javë më parë momente të ndryshme në skenë duke treguar se i mungon shumë ajo ndjesi, ndërsa së fundmi ka zbuluar se po punon për një projekt të ri.
“Së shpejti”, ka shkruar Ledina krah fotos së shkrepur në një studio muzikore.
Nuk dihet nëse këngëtarja do të sjellë një baladë apo muzikë plot ritme për muajt e verës, por këtë pritet ta zbulojë vetë Ledina në ditët në vazhdim.

Lexo Edhe: