I mituri nga Tetova e humb kontrollin mbi mopedin që drejtonte, përfundon në spital - Gazeta Express
string(82) "i-mituri-nga-tetova-e-humb-kontrollin-mbi-mopedin-qe-drejtonte-perfundon-ne-spital"

Maqedoni

Gazeta Express

16/06/2026 13:16

I mituri nga Tetova e humb kontrollin mbi mopedin që drejtonte, përfundon në spital

Maqedoni

Gazeta Express

16/06/2026 13:16

Një i mitur nga Tetova ka humbur kontrollin mbi mopedin që drejtonte dhe ka përfunduar në spital, ndërsa më pas është arrestuar pasi nuk posedonte patentë shoferi.

Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Luboten” në Tetovë.

SIpas njoftimit, i mituri është privuar nga liria dhe, në prani të prindit, inspektorit për të mitur dhe avokatit, me të është zhvilluar bisedë zyrtare

Njoftimi i policisë:

Më 15.06.2026 rreth orës 23:10 në rrugën “Luboten” në Tetovë, një i mitur 17-vjeçar nga Tetova, duke drejtuar një moped, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në rrugë.

Pas aksidentit, ai është paraqitur në Spitalin Klinik të Tetovës për ndihmë mjekësore.

Më vonë, për shkak se drejtonte mopedin pa patentë shoferi, ai është privuar nga liria dhe, në prani të prindit, inspektorit për të mitur dhe avokatit, me të është zhvilluar bisedë zyrtare, ndërsa mopedi është sekuestruar.

Advertisement
Advertisement
Advertisement