Gjykata Penale ka njoftuar se i është konfiskuar pasaporta ushtruesit të detyrës kryetar i Gjykatës Themelore të Gostivarit, Eljesa Aliji, i cili dyshohet për veprën penale të marrjes së ryshfetit.
Sipas njoftimit zyrtar, Gjykata ka vepruar në bazë të propozimit të Prokurorisë kompetente për caktimin e masave të kujdesit. Më datë 14.05.2026, është marrë vendimi me të cilin personit E.A. i janë caktuar këto masa:
Paraqitje e detyrueshme: Obligimi për t’u lajmëruar kohë pas kohe te personi zyrtar i caktuar.
Konfiskim i dokumenteve: Marrja e përkohshme e pasaportës ekzistuese.
Ndalim i lëvizjes: Ndalesë për lëshimin e një pasaporte të re apo dokumenti tjetër për kalimin e kufirit shtetëror, si dhe ndalesë e rreptë për kalimin e kufirit.
Kufizime në punë: Ndalesë për ndërmarrjen e aktiviteteve të caktuara të punës që lidhen me veprën penale për të cilën dyshohet.
tag_katrorimaqedoni_2