“I Love You More” me premierë botërore në ‘Vancouver Queer Film Festival’ - Gazeta Express
string(69) "i-love-you-more-me-premiere-boterore-ne-vancouver-queer-film-festival"

Arte

Gazeta Express

03/08/2023 15:02

“I Love You More” me premierë botërore në ‘Vancouver Queer Film Festival’

Arte

Gazeta Express

03/08/2023 15:02

Filmi i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Shqipërisë ‘I love you more’ do ta ketë premierën botërore në Festivalin e Filmit Vancouver Queer Film Festival.

Prodhuar nga Tilia Entertainment dhe Action Production ky film është mbështetur nga Qendra Kinemtaografike e Kosovës dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë.

“I Love You More,” me skenar dhe regji nga Erblin Nushi, premierën do ta ketë në Vancouver Queer Film Festival me 12 Gusht. Ky film i veçantë është frymëzuar nga një histori personale, duke na kujtuar pranimin universal të kërkimit për dashurinë e parë, një ndjenjë që të gjithë duhet ta përjetojmë njësoj. Na bashkohuni në këtë udhëtim me Ben-in, një adoleshent Kosovar, që me guxim e hedh veten në rrugë për dashurinë ndaj një djaloshi që nuk e ka takuar kurrë.

/Express