I këndojnë këngë! Ky është shqiptari që solli 1.8 ton kokainë nga Karaibet në Greqi - Gazeta Express
string(82) "i-kendojne-kenge-ky-eshte-shqiptari-qe-solli-1-8-ton-kokaine-nga-karaibet-ne-greqi"

I këndojnë këngë! Ky është shqiptari që solli 1.8 ton kokainë nga Karaibet në Greqi

Gazeta Express

26/01/2020 8:07

Ditën e djeshme policia greke së bashku me DEA-n amerikane ka arritur të përmbyllë një super-aksion ku ka sekuestruar një sasi prej 1.8 tonësh kokainë, e barasvlefshme me një vlerë prej 50 milionë eurosh.

Droga e ardhur nga ishujt Karaibe, dhe më tutje përmes një jahti ka mbërritur në Greqi, në një kompleks turistik në fshatin Astakos.

Lexo Edhe:

Kokaina në Greqi ishte vetëm stacioni i parë i drogës, pasi lënda narkotike do të shpërndahej në thuajse të gjithë Evropën. Si rezultat i operacioni u arrestuan disa shqiptarë, konkretisht: Arbër Përdeda, Ergon Tusi, Erlin Zotaj, Lek Doda, Maksim Preçi dhe së fundmi Aleksandër Pema.

Ky i fundit, 41 vjeçar, mësohet se është koka e të gjithë grupit që arriti të sjellë në Greqi sasinë rekord të drogës.

Alekandër Pema nuk është një emër i panjohur për drejtësinë greke. 41 vjeçari ka që në vitet ’90 që jeton në Greqi dhe që prej tashmë 30 vitesh ka kryer një sërë veprash penale dhe një kohë të konsiderueshme në burg.

41 vjeçari është arrestuar e dënuar për disa vjedhje me dhunë që në vitin ’98 dhe është liruar më 2006. Por Pema nuk ka reshtuar së kryeri vepra penale dhe në vitin 2010 arrestohet pas një përplasje me armë me policinë gjatë një tjetër grabitje. Në 2015 lirohet sërish dhe pa kaluar dy vite arrestohet sërish si kreu i një grupi ndërkombëtar të trafikut të drogës midis Shqipërisë- Greqisë e Turqisë. Një ndër të arrestuarit në Shqipëri në lidhje me këtë rrjet ishte dhe i famshmi Jurgen Molla.

Por pas 2015, Pema nuk ka qëndruar për shumë kohë në burg dhe kësaj here është kapur sërish me një sasi prej 50 milionë eurosh kokainë.

Pema njihet po ashtu edhe si mik i i ngushtë i Marian Kolajt. Ky i fundit është një i arratisur nga burgjet greke, i cili u vra nga policia greke gjatë përleshjes me armë në kufi me Shqipërinë.

Madje për 41 vjeçarin në youtube gjen dhe një këngë, ku flitet për faktin se ai është një burrë që nuk e gjen më kurrë. Në tekst flitet po ashtu dhe për faktin se në burgjet greke ka racizëm për shqiptarët.

“O i vdekur o plumbin në ballë. Nuk i trembet syri, por vetëm i loton për shokët që kanë vdekur,”- thuhet ndër të tjera në tekstin që nuk mungojnë fjalët banale për Greqinë dhe fotot e Pemës nga burgu./Express