I harruar në burg! 22 vjeçari në qeli pavarësisht se janë gjetur vrasësit e biznesmenëve në Laç - Gazeta Express

I harruar në burg! 22 vjeçari në qeli pavarësisht se janë gjetur vrasësit e biznesmenëve në Laç

Shqiperi

Gazeta Express

07/07/2020 22:21

Ky është Eduart Lamaj që pranon se është personi që shfaqet në këto kamera sigurie, teksa hyn i armatosur dhe qëllon për vdekje Bujar Likën dhe Paulin Gjergjin.

Eduart Lamaj

Kamerat e sekuestruara tregojnë se pas atentatit, Lamaj nxirret i plagosur nga bashkëpunëtorët, për t’u arrestuar 23 ditë me vonesë, në një kohë që autoritetet pretendonin se e kishin arrestuar njeriun që shfaqej në kamera. Por pavarësisht rrëfimit të të dyshuarit, Lamaj që tregon edhe emrat e ndihmësve  të quajtur Ilir Lika, Klaudio Pepkola  dhe Olti Vlashi, 22-vjeçari Kreshnik Tusha vazhdon të mbahet në burg, fillimisht për faj të rastësisë, pasi mbrëmjen e krimit u dërgua në spital i plagosur në rrethana të tjera.

“Më thane do të lëmë arrest me burg, sa të vijë urdhri i dytë. Unë s’di ç’po ndodh a e arrestuan autorin, më kanë harruar ne burg, s’kam avokat, s’kam marrë, s’kam mundësi ekonomike”, shprehet Kreshnik Tusha.

Kreshnik Tusha vazhdon të mbahet në paraburgimin 302 , i harruar apo jo në qeli mjafton të shihen dy  vendime të njëjta të Gjykatës që tregojnë të njëjtën rrethanë, se si vrasësi i maskuar, hyri i maskuar si polic, qëlloi me breshëri dhe doli i plagosur në këmbën e majtë.

“Isha me Ermalin, në makinë erdhën dhe na plagosën, pastaj ikën”, rrëfehet Tusha.

Policia është bindur se njeriu që u plagos gjatë atentatit është Eduart Lamaj, ndërkohë që s’ka asnjë përgjigjje se përse mbahet në burg i plagosuri tjetër, Kreshnik Tusha./tch