Kush është Eduart Lamaj, atentatori i dyshuar i dy biznesmenëve në Laç, si u ‘tradhtua’ nga ADN-ja - Gazeta Express
string(94) "kush-eshte-eduart-lamaj-atentatori-i-dyshuar-i-dy-biznesmeneve-ne-lac-si-u-tradhtua-nga-adn-ja"

Kush është Eduart Lamaj, atentatori i dyshuar i dy biznesmenëve në Laç, si u ‘tradhtua’ nga ADN-ja

Gazeta Express

23/06/2020 14:38

Eduart Lamaj, alias Andri nga fshati Sanxhak i Kurbinit akuzohet si pjesë e një grupi vrasësish me pagesë që kanë marrë para për ekzekutimin e dy biznesmenëve Bujar Lika dhe Paulin Gjergji.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se shënjestra e atentatit ka qenë e dyfishtë. Nuk ishte as vetëm Bujar Lika, as vetëm Paulin Gjergji, por të dy.

Lexo Edhe:

Eduart Lamaj, emër ky i ndryshuar disa vite më parë pretendoi se kishte një pazar të prishur me familjarët e Bujar Likës, por në fakt zyrtarisht në qendrën Kombëtare të Biznesit në emrin “Eduart Lamaj”, rezulton vetëm një bar kafe në zonën e Yzberishtit dhe asnjë biznes i ngjashëm, pranë hoteli A&A në Laç-Mamurras.

Për hetuesit, kjo është vetëm një dëshmi që kërkon të heqë vëmendjen dhe pyetjet lidhur me porositësit.

Ende grupi hetimor nuk ka shkuar tek porositësit, por është zbuluar tashmë mbrojtja e atentatorit. Ata kanë qenë dy mjekët që “respektuan” fije e për pe, betimin e Hipokratit për t’i dhënë ndihmë mjekësore kujtdo që ka nevojë. E në Shqipëri, ky betim u përkthye në një pagesë të majme prej 10 mijë eurosh.

Operacioni do të zhvillohej në klinikën A… me vendndodhje në “Qytet Studenti”. I riu kishte disa ditë që mjekohej në spital, ndërsa që prej 30 majit, ai fshihej në banesën e motrës së tij në Tiranë.

Lamaj u konfirmua se ishte atentatori nga ADN-ja. Njollat e gjakut që u gjetën në vendngjarje u përputhën me analizat e Lamajt, duke zbardhur kështu skemën.

Dy të besuarit e Eduart Andri Lamajt, ishin ortopedi i Lezhës Viktor Marku dhe kirurgu i Ushtarakut, Besnik Lame. Ata i dhanë garanci se gjithçka do të shkonte siç duhet në këmbim të pagesës 10 mijë euro, që do të sillte edhe kyçjen e gojës së tyre para policisë.

Të tri janë të arrestuar, ndërsa vijon kërkimi për tri bashkëpunëtorët e Lamajt, dhe zbardhjen e porositësve të atentatit.