I gjithë sporti amerikan në protestë kundër plagosjes së Blake - Gazeta Express
string(62) "i-gjithe-sporti-amerikan-ne-proteste-kunder-plagosjes-se-blake"

I gjithë sporti amerikan në protestë kundër plagosjes së Blake

Gazeta Express

27/08/2020 8:32

NBA-ja i ka shtyrë tri ndeshjet e play-off’it, që duhej të zhvilloheshin të mërkurën mbrëma, pasi Milwaukee Bucks e anuloi ndeshjen e vet në shenjë proteste kundër plagosjes së afro-amerikanit Jacob Blake nga policia amerikane.

Blake u qëllua me armë zjarri shtatë herë në shpinë nga policia të dielën në Kenosha, Wisconsin afër Milwaukee, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Në bejsboll u anuluan tri ndeshje sepse ekipet vendosën të mos luajnë, ndërsa në MLS janë shtyrë pesë ndeshje.

Tenistja Naomi Osaka u tërhoq nga ndeshja e saj në ËTA të enjten.

Ajo shkroi në Twitter se nuk dëshiron ta zhvillojë ndeshjen e vet gjysmëfinale në Western & Southern Open në Nju Jork, duke thënë: “Si grua me ngjyrë ndiej se ka çështje shumë më rëndësi të cilave duhet t’iu kushtohet vëmendje menjëherë, sesa mua duke luajtur tenis”.

/Gazeta Express/