I dyshuari për plagosjen e dy personave në Pejë ndodhet në arrati - Gazeta Express
string(65) "i-dyshuari-per-plagosjen-e-dy-personave-ne-peje-ndodhet-ne-arrati"

I dyshuari për plagosjen e dy personave në Pejë ndodhet në arrati

Gazeta Express

10/10/2020 13:49

Personi i dyshuar për plagosjen e dy personave në afërsi të fakultetit të Biznesit në Pejë, ndodhet në arrati.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, tha për Gazetën Express se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për kapjen e tij.

Lexo Edhe:

“Prokurorja e Krimeve të Rënda ka dalë ne vendin e ngjarjes pas të shënave me armë zjarri në Pejë. Janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet për kapjen e personit të dyshuar”, tha Nikçi për Gazetën Express.

Sipas mjekëve të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetë, ndërsa njëri prej viktimave ishte kalimtar i rastit.

Pas pak detaje të reja nga ky rast.