Një takim midis të dërguarit special të Shteteve të Bashkuara, Steve Witkoff dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu ka përfunduar, sipas një zyrtari izraelit.
Pak më herët, Zyra e Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu ka ndarë imazhe nga dorështrëngimi Witkoff me Netanyahun.
Witkoff shkoi në Izrael herët këtë mëngjes, raporton BBC, transmeton Gazeta Express.
Presidenti izraelit Isaac Herzog tha se vizita e sotme në Izrael nga i dërguari i SHBA-së, Steve Ëitkoff, është pjesë “jetike dhe kritike” e përpjekjeve për të siguruar një marrëveshje për lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi.
Më herët këtë javë, Presidenti Trump u tha gazetarëve se kishte “disa alternativa” në lidhje me planet e mundshme për lirimin e pengjeve.
Ai tha se preferonte negociatat, por sugjeroi se një mënyrë tjetër do të ishte “shumë e pamëshirshme”.
Nga 50 pengjet që mbahen nga Hamasi në Gaza, 20 besohet se janë gjallë. Në total, 251 pengje u morën në sulmet e 7 tetorit; 148 janë kthyer ose shpëtuar gjallë. Një peng në Gaza u mor para sulmeve të 7 tetorit.