Dritan Dajti, i dënuar me burgim përjetë për vrasjen e 4 policëve në Durrës, ka kërkuar sërish lirimin nga burgu.
Ai ka depozituar në Gjykatën e Elbasanit një kërkesë përmes avokatëve të tij, përmes të cilës kërkon të konstatohet pavlefshmëria dhe pamundësia për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës për Krimet e Rënda të korrikut 2014 për lënien e tij në burg përjetë.
Ai pretendon se ky vendim nuk ka firmën e 4 anëtarëve të trupit gjykues.