string(82) "i-denuar-per-vrasjen-e-gruas-ne-itali-31-vjecari-shqiptar-gjendet-i-pajete-ne-burg"

Gazeta Express

11/06/2025 20:07

I dënuar për vrasjen e gruas në Itali, 31-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në burg

Gazeta Express

11/06/2025 20:07

Lulzim Toci, 31 vjeçari shqiptar i burgosur në Santa Maria Capua Vetere, i dha fund jetës ndërsa vuante dënimin për vrasjen e gruas së tij, Eleonora Toci, 24 vjeçe, të cilën e mbyti në shtëpinë e tyre në San Felice a Cancello para syve të fëmijëve.

Vetëvrasja ndodhi më 11 qershor, ndërsa Toci i cili vuante nga skizofrenia akute ndodhej në njësinë psikiatrike të burgut.

Sëmundja e tij ishte konfirmuar pas rezultateve të ekzaminimit mjekësor në burg, të urdhëruar nga gjyqtari hetues Pasquale D’Angelo i gjykatës së Santa Maria Capua Vetere.

Vrasja e gruas së tij daton më 9 tetor të vitit 2024. Atë natë, i riu shqiptar ishte shfaqur në shtëpinë e vëllait të tij, i cili jeton aty pranë dhe kishte kërkuar të çohej në spital. Kunata, duke mos e parë Eleanorën me të, e kishte telefonuar.

Djali 6-vjeçar i ishte përgjigjur video-thirrjes dhe kishte treguar trupin tezes së tij. Gruaja më pas kishte njoftuar policinë, e cila e kishte ndaluar 31-vjeçarin para shtëpisë.

Katër versione të vrasjes

Gjatë seancës paraprake, Lulzim Toci pranoi se kishte vrarë gruan, por nuk mundi të japë arsyet.

Më vonë, gjatë seancës dëgjimore për vërtetimin e fajit, ai u paraqit i hutuar dhe dha versione të ndryshme.

Fillimisht, tha se grindja kishte lindur sepse gruaja e tij e kishte penguar të dilte nga shtëpia natën vonë.

Më pas foli në mënyrë të ngatërruar për një gjarpër, duke lënë të kuptohet se mund të kishte pasur halucinacione./Euronews.al