Huqja e madhe nga organizatorët e Lojërave Mesdhetare, ngatërrojnë himnin e Shqipërisë - Gazeta Express
string(85) "huqja-e-madhe-nga-organizatoret-e-lojerave-mesdhetare-ngaterrojne-himnin-e-shqiperise"

Sport

Gazeta Express

01/07/2022 22:24

Huqja e madhe nga organizatorët e Lojërave Mesdhetare, ngatërrojnë himnin e Shqipërisë

Sport

Gazeta Express

01/07/2022 22:24

Teksa u ngjit në podium për të marrë medaljen e artë, që fitoi në garën e 3000 metrave në Lojërat Mesdhetare në Algjeri, në sfond u vendos himni i Libisë.

Ekipi shqiptar qëndroi në pritje, derisa organizatorët rregulluan gafën dhe vendosën himnin kombëtar të Shqipërisë. Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU.

Lexo Edhe:

Atletja kuqezi, Luiza Gega bëri një garë të shkëlqyer. Qysh në start ajo e udhëhoqi garën, duke mos e vënë asnjëherë në dyshim fitoren e saj. Madje nga xhiro në xhiro, ajo e thelloi distancën nga ndjekëset e saj, duke i lënë pas thuajse 50 metra.

Fitorja e medaljes së artë në Lojërat Mesdhetare të Orani nga atletja Luiza Gega, as më pas dhe as më shumë, është një konfirmin e aftësive të saj sportive, e cila edhe para katër vitesh fitoi medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare të Tarragonës në Spanjë.

Pas këtij suksesi të atletes Luiza Gega, numri i medaljeve të sportistëve shqiptarë në Lojërat Mesdhetare të Oranit shkoi në 3, dy të arta dhe një bronzi. /TCh