Aktorja e famshme Teri Hatcher, e njohur për rolet e saj në serialet kult “Desperate Housewives” dhe “Lois & Clark: The New Adventures of Superman”, ka ndarë një rrëfim të sinqertë dhe tronditës për përvojën e saj të parë seksuale, duke treguar se në atë kohë nuk kishte asnjë njohuri mbi edukimin seksual.
Në episodin e fundit të podcast-it të saj “Desperately Devoted”, 60-vjeçarja foli hapur për momentin e humbjes së virgjërisë gjatë adoleshencës, një përvojë që ajo e përshkroi si “të rrezikshme dhe të mbushur me injorancë”.
“Nuk dija çfarë ishte një prezervativ,” – pranoi Hatcher.
“Më duket se hera e parë që do të bëja seks ishte kur isha në shkollë të mesme. Ishim në shtëpinë e prindërve, në shtratin e tyre me ujë. Nuk kisha as idenë se si dukej një prezervativ apo si përdorej.”
“Nuk mora prezervativ… nuk e dija as çfarë bëja”
Aktorja kujton se nuk kishte marrë asnjë masë mbrojtëse, pasi nuk ishte edukuar për sigurinë seksuale dhe as nuk kishte biseduar me prindërit për këtë temë.
“Unë nuk mora prezervativ, kështu që nuk e përdora. Nuk e di as nëse partneri im kishte një të tillë. Ishte një situatë ku ndihesha plotësisht e pavetëdijshme për pasojat,” – shtoi ajo.
Hatcher pranoi se ishte me fat që nuk mbeti shtatzënë dhe që nuk u përball me ndonjë sëmundje seksualisht të transmetueshme, duke theksuar se ajo përvojë e mësoi një mësim jetësor.
“E di vetëm që dola me fat. Sa nuk vdiqa. Jam me fat që jam gjallë dhe mund të flas sot për këtë. Nëse do të analizonim historinë time seksuale, ajo është e mbushur me gabime dhe injorancë.”
Një mesazh i fortë për edukimin seksual
Rrëfimi i Teri Hatcher ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale dhe në mediat amerikane. Shumë fansa e kanë përgëzuar për guximin për të folur hapur për një temë ende tabu, veçanërisht për brezat që janë rritur në një kohë kur edukimi seksual mungonte pothuajse plotësisht.
Në podcast, aktorja shtoi se arsyeja pse vendosi ta ndante këtë histori ishte për të inkurajuar vajzat e reja të jenë të informuara dhe të mbrojtura:
“Nëse do të kisha ditur atëherë atë që di sot, do të isha sjellë ndryshe. Dua që vajzat e reja të mos kenë frikë të pyesin, të mësojnë dhe të kujdesen për trupin e tyre.”
Nga “Desperate Housewives” te rrëfimi i sinqertë i jetës reale
Teri Hatcher, e cila u bë e famshme në mbarë botën me rolin e Susan Mayer në serialin “Desperate Housewives”, ka qenë gjithmonë e hapur për të folur mbi sfidat e jetës personale, karrierën dhe përvojat që e kanë formuar si njeri.
Rrëfimi i saj i fundit tregon një anë të ndjeshme dhe të sinqertë të aktores që dikur përfaqësonte gruan perfekte të suburbaneve amerikane.
“Nuk ka turp të jesh e paditur kur je e re, por ka turp të mos mësosh. E vetmja mënyrë për të ndryshuar është duke folur për këto gjëra,” – përfundoi ajo. /GazetaExpress/