Humbi të ëmën, Hande Erçel na rrëqeth me fjalët dedikuar të ndjerës - Gazeta Express
string(66) "humbi-te-emen-hande-ercel-na-rreneth-me-fjalet-dedikuar-te-ndjeres"

Humbi të ëmën, Hande Erçel na rrëqeth me fjalët dedikuar të ndjerës

Gazeta Express

28/10/2020 13:25

Aktorja Hande Erçel vitin e kaluar përjetoi dhimbjen më të madhe në jetë, kur nëna e saj Aylin Erçel u nda nga jeta pas një lufte të gjatë me kancerin.

Ndarja nga jeta e nënës së saj, shkaktoi një pikëllim të madh te aktorja e cila kishte një marrëdhënie tepër të ngushtë me të.

Lexo Edhe:

Në datë 25 tetor, Aylin do të festonte ditëlindjen e në këtë ditë, Hande postoi një foto të vjetër të së ëmës, nga koha kur ditëlindjet i festonin bashkë.

Aktorja shkroi një dedikim mjaft emocionues krah fotos që na përloti.

“Zëri jot i bukur nuk më largohet nga veshi për asnjë moment, ti je këtu. Ti ende ma puth qafën çdo mëngjes. Ditëlindja jote sot është bërë e përjetshme. E di që ti çdo ditë noton në një det më të bukur nga çfarë ne mund ta imagjinojmë. Më mungon shumë nënë”-shkroi aktorja.