Hoxhaj për Qeverinë Kurti: Të humbur në kohë dhe hapësirë - Gazeta Express
string(56) "hoxhaj-per-qeverine-kurti-te-humbur-ne-kohe-dhe-hapesire"

Hoxhaj për Qeverinë Kurti: Të humbur në kohë dhe hapësirë

Lajme

Gazeta Express

18/01/2022 18:15

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se Qeveria Kurti po tregon jopërkushtim dhe mosvullnet për të kryer punët, shkruan Gazeta Express.

Ai në emisionin “Frontal” në T7 ka deklaruar se kjo Qeveri po tregon edhe mungesë të përvojës dhe dijes.

Lexo Edhe:

|Kam përshtypjen që ka mungesë totale të vullnetin. Nuk kamë menduar që një Qeveri që i merr 50% mund të ketë aq pak ambicie, vullnet, vizion dhe përkushtim për të bërë punën që i takon një Qeverie. Së dyti duket që është mungesë e përvojës dhe dijes. Janë goxha të humbur në kohë dhe në hapësirë”, tha ai.  /Express/

Videon e emisionit mund ta shikoni KËTU.