Hoxhaj në Berlin takon deputetin gjerman, diskutojnë për statusin kandidat të Kosovës në BE - Gazeta Express
string(90) "hoxhaj-ne-berlin-takon-deputetin-gjerman-diskutojne-per-statusin-kandidat-te-kosoves-ne-be"

Lajme

Gazeta Express

12/06/2026 15:13

Hoxhaj në Berlin takon deputetin gjerman, diskutojnë për statusin kandidat të Kosovës në BE

Lajme

Gazeta Express

12/06/2026 15:13

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë qëndrimit të tij në Berlin në kuadër të Konferencës së 30-të Ndërkombëtare të Berlinit, ka zhvilluar një takim me deputetin e Bundestagut gjerman, Florian Hahn.

Hoxhaj bëri të ditur se në takim është diskutuar për perspektivën evropiane të Kosovës dhe për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Gjermanisë.

“Në Berlin, me deputetin e Bundestagut gjerman, Florian Hahn, biseduam për mundësinë e trajtimit të aplikimit të Kosovës për statusin e vendit kandidat në BE, si dhe për forcimin e marrëdhënieve Kosovë-Gjermani”, ka shkruar Hoxhaj.

Hoxhaj po merr pjesë në Konferencën e 30-të Ndërkombëtare të Berlinit, ku po zhvillohen diskutime mbi sfidat e sigurisë, politikës së jashtme dhe zhvillimeve në Evropë dhe më gjerë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement