Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka njoftuar për një takim me ministrin në detyrë të Jashtëm të Kosovës, Glauk Konjufca, në Forumin e Dubrovnikut në Kroaci.
“Biseduam për zhvillimet në Shqipëri, në Kosovë, në rajonin tonë, si edhe për dinamikat europiane me interes të përbashkët”, tha Hoxha në X.
Ai tha se derisa Kosova doli nga një proces zgjedhor, Shqipëria ka hyrë në fazën përfundimtare të negociatave për anëtarësim në BE. Këtu ai foli për shkëmbim idesh e koordinim të ngushtë për arritjen e interesave të të dyja vendeve.
“Ndërsa Kosova është në procesin e analizimit të rezultateve të zgjedhjeve për krijimin e institucioneve të reja dhe Shqipëria sapo ka hyrë në fazën përfundimtare të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, shkëmbimi i ideve, analizave dhe qasjeve si dhe koordinimi i ngushtë me synim forcimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit mbeten çelësi për avancimin e interesave tona reciproke e të përbashkëta”, shkroi ai.
“Duke vepruar së bashku dhe me vizionin e qartë të së ardhmes do të mund ta ruajmë dhe ta forcojmë më tej lidhjen tonë të pathyeshme, në funksion të një Shqipërie më të fortë, më të begatë dhe të integruar në #BE, dhe Kosovës po aq të fortë, më të zhvilluar e më të sigurt. Ky është njëkohësisht një investim kyç si për forcimin e bashkëpunimit rajonal ashtu edhe për të ardhmen tonë të përbashkët në familjen #euroatlantike”./Express/
📍 Dubrovnik — Gjithmonë është kënaqësi të takohem me Ministrin @KonjufcaGlauk, mikun tim Glauk.
— Ferit Hoxha🇦🇱 (@HoxhaFer) June 27, 2026
Biseduam për zhvillimet në Shqipëri, në Kosovë, në rajonin tonë, si edhe për dinamikat #evropiane me interes të përbashkët.
Ndërsa #Kosova është në procesin e analizimit të… pic.twitter.com/hVNbTAmSze
Në filozofinë e Feng Shui-t, shtëpia nuk është thjesht një vend ku jetojmë. Ajo konsiderohet një hapësirë ku energjia...