Hovenier deklarohet pas takimit me Osmanin: Situata është thellësisht shqetësuese - Gazeta Express
string(80) "hovenier-deklarohet-pas-takimit-me-osmanin-situata-eshte-thellesisht-shqetesuese"

Hovenier deklarohet pas takimit me Osmanin: Situata është thellësisht shqetësuese

Lajme

Gazeta Express

29/05/2023 11:41

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, tha se me presidenten Vjosa Osmani ka biseduar për gjendjen e sigurisë në veri të vendit, raporton Ekonomia Online.

Hovenier tha se situata është thellësisht shqetësuese në veri dhe ka thënë se është me rëndësi që mos të bëhet hyrja me forcë në objektet e komunave në veri. Ai shtoi se është me rëndësi që të depërshkallëzohet situata.

Lexo Edhe:

“Sapo u takova me presidenten Osmani dhe diskutuam për situatën në veri dhe shqetësimet tona të përbashkëta për dhunën dhe eskalimin”.

“Me ambasadorin Szunyog i kemi ftuar edhe katër kryetarët e komunave veriore, vetëm dy na janë bashkuar, ai i Zveçanit dhe Zubin Potokut. Edhe me ta diskutuam për shqetësimet lidhur me situatën”.

“Qeveria e ShBA-së, por edhe ato të vendeve të QUINT-it, e kanë potencuar se sa e rëndësishme është që zyrtarët të hyjnë në institucionet shtetërore pa përdorimin e  forcës. Ky mbetet ende qëndrimi ynë. Edhe me kryetarët e diskutuam se si mund ta kryejnë detyrën e tyre dhe t’u shërbejnë qytetarëve, sidomos pa pasur nevojë për forcë që të hyjnë në institucione”.