Gazeta Express dhe T7 merr vesh ekskluzivisht se Kosovën pas marrëveshjes që do të nënshkruhet sot në Uashington do ta njohë një shtet i fuqishëm.
Gazetari Berat Buzhala thotë se kryeministrit Avdullah Hoti do t’i telefonojë një nga kryeministrat më të fuqishëm të botës, që do t’ia konfirmojë njohjen e shtetit të Kosovës.
Sipas Buzhalës, ky kryeministër i këtij shteti ka raporte të mira me presidentin amerikan Donald Trump dhe Shtëpinë e Bardhë.
“Në momentin e parë që kjo gjë do të jetë pothuajse zyrtare ne do ta publikojmë këtë njohje, është njëra nga njohjet më të rëndësishme që ka pasur Kosova”, ka thënë Buzhala./Express/
NJOFTIM Agjencia Kosovare e Privatizimit njofton të gjithë ish punëtorët e Ndërmarrjeve Shoqërore: Mulliri në Gorazhdec, KB Ponoshevci në...