Hot, i lumtur që u bë pjesë e Kosovës - Gazeta Express
string(36) "hot-i-lumtur-qe-u-be-pjese-e-kosoves"

Basketboll

Gazeta Express

27/06/2022 13:58

Hot, i lumtur që u bë pjesë e Kosovës

Basketboll

Gazeta Express

27/06/2022 13:58

Pas formës jashtëzakonisht të mirë në Art Motion Superligën e Kosovës, basketbollisti Amin Hot është ftuar për herë të parë nga përzgjedhësi Christos Marmarinos për ndeshjen ndaj Danimarkës.

Hot në një intervistë për faqen zyrtare të FBK-së është shprehur se është shumë i lumtur që është pjesë e Kosovës, përcjell “Gazeta Express”

Lexo Edhe:

“Jam shumë mirënjohës që jam pjesë e Përfaqësueses së Kosovës. Jemi duke vazhduar me stërvitje dhe do të mundohem që ta ndihmoj maksimalisht Përfaqësuesen”, ka thënë ai.

Hot tutje shpreson që me “Dardanët” të arrijë rezultate pozitive dhe t’i arrijë objektivat e vendosura. /Gazeta Express/