Holanda po avancon pas pjesës së parë ndaj Suedisë.
Kombëtarja holandeze po fiton 2-0 ndaj kombëtares së Suedisë, me ndeshjen që po luhet në Houston.
Brian Brobbey ishte ylli i 45-minutëshit të parë.
Ai shënoi të dy golat e Holandës.
Fillimisht shënoi në minutën e pestë të takimit, pas asistimit nga Cody Gakpo.
Brobbey shënoi edhe në minutën e 17-të, pasi u asistua nga Denzel Dumfries.
Kjo ndeshje i përket Grupit F të Botërorit 2026.
Momentalisht, Holanda ka katër pikë, derisa Suedia tri sosh./GazetaExpress/