Historiani serb: Serbia nuk i feston pavarësitë e 1878-s dhe 2006-s, i konsideron disfata - Gazeta Express
string(87) "historiani-serb-serbia-nuk-i-feston-pavaresite-e-1878-s-dhe-2006-s-i-konsideron-disfata"

Lajme

Gazeta Express

22/06/2026 7:09

Historiani serb: Serbia nuk i feston pavarësitë e 1878-s dhe 2006-s, i konsideron disfata

Lajme

Gazeta Express

22/06/2026 7:09

Historiani serb Milivoj Beshlin ka thënë se Serbia nuk i konsideron si burim krenarie kombëtare dy momentet më të rëndësishme të shtetësisë së saj – fitimin e pavarësisë në Kongresin e Berlinit më 1878 dhe pavarësinë pas shpërbërjes së bashkësisë shtetërore me Malin e Zi më 2006.

Në një bashkëbisedim në podcastin “PIKË” me publicistin Veton Surroi, Beshlin ka thënë se pavarësia e vitit 1878 u interpretua për një kohë të gjatë në Serbi si një lloj disfate historike, sepse nuk u realizua objektivi i “bashkimit kombëtar”, i cili në shekullin XIX ishte i lidhur kryesisht me Bosnjën dhe Hercegovinën.

Sipas tij, megjithëse Serbia fitoi njohjen ndërkombëtare si shtet i pavarur në Kongresin e Berlinit, fakti që Bosnja dhe Hercegovina kaloi nën administrimin e Austro-Hungarisë u pa si dështim i projektit kombëtar serb.

“Pavarësia si shtet u arrit, por bashkimi kombëtar nuk u realizua sipas planeve të ideologëve dhe politikanëve të kohës. Për këtë arsye, Kongresi i Berlinit u interpretua si një disfatë dhe pothuajse si një tragjedi kombëtare”, ka thënë Beshlin.

Ai shtoi se një perceptim i ngjashëm ekziston edhe për pavarësinë e vitit 2006, kur Serbia mbeti shtet i pavarur pas referendumit në Mal të Zi, në të cilin shumica e qytetarëve votuan për shkëputje nga bashkësia shtetërore.

Sipas Beshlinit, edhe kjo ngjarje u përjetua në Serbi si humbje dhe frustrim, pasi ndarja me Malin e Zi u pa si goditje ndaj projekteve historike të shtetit serb.

“Është paradoksale që dy ngjarje që për shumicën e shteteve do të ishin themel i krenarisë kombëtare, në Serbi interpretohen si disfata. Ato nuk janë bërë pjesë e festimeve kombëtare, por kanë mbetur burim frustrimi”, u shpreh ai.

Beshlin vlerësoi se ky raport ndaj pavarësisë dhe çështjes së kufijve ka ndikuar që Serbia të ketë vështirësi në konsolidimin e plotë të identitetit të saj si shtet modern. /Koha

Advertisement
Advertisement
Advertisement