Trump sulmon përsëri Italinë dhe Melonin: Ne i kemi mbrojtur ata për dekada, tani ata nuk janë aty për të na mbrojtur ne dhe botën - Gazeta Express
string(128) "trump-sulmon-perseri-italine-dhe-melonin-ne-i-kemi-mbrojtur-ata-per-dekada-tani-ata-nuk-jane-aty-per-te-na-mbrojtur-ne-dhe-boten"

Lajme

Gazeta Express

22/06/2026 7:49

Trump sulmon përsëri Italinë dhe Melonin: Ne i kemi mbrojtur ata për dekada, tani ata nuk janë aty për të na mbrojtur ne dhe botën

Lajme

Gazeta Express

22/06/2026 7:49

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka sulmuar sërish Italinë dhe kryeministren e saj, Giorgia Meloni.
Në një postim të ri në rrjetin social Truth, Trump akuzoi Melonin se po refuzon kërkesat e SHBA-së për të parandaluar Iranin nga blerja e armëve bërthamore.

“Pasi shpenzuan triliona dollarë për NATO-n, Italia dhe kryeministri i saj nuk kanë ndërmend të përfshihen në zgjidhjen e problemit të Republikës Islamike të Iranit dhe kërcënimit të tyre shumë serioz bërthamor”, shkroi Trump.

Ai shtoi se SHBA-të e kanë mbrojtur Italinë për dekada, por kur të vijë testi, “ata nuk janë aty për të na mbrojtur ne dhe pjesën tjetër të botës”. Ai tha se kjo “nuk është mirë”.

Trump dhe Meloni kanë qenë në një konflikt të ashpër verbal për ditë të tëra. E gjitha filloi me njoftimin e Trump se Meloni i kërkoi një foto gjatë samitit të G7, gjë që shkaktoi reagime të ashpra nga politikanët italianë, por edhe nga vetë Meloni.

“President Trump, sulme të tilla të vazhdueshme dhe të paprovokuara janë krejtësisht të pakuptimta. Sa i përket popullaritetit tim, fakti që jam miku juaj sigurisht që nuk e ndihmoi dhe as nuk varet nga marrëdhënia ime me ju. Popullariteti im varet nga aftësia ime për të mbrojtur interesat kombëtare italiane dhe kjo është ajo që kam bërë gjithmonë”, iu përgjigj Meloni.

Advertisement
Advertisement
Advertisement