Historia e trishtë e Enit të Big Brother, përlot tërë shqiptarët - Gazeta Express
string(63) "historia-e-trishte-e-enit-te-big-brother-perlot-tere-shqiptaret"

TV/Film

Gazeta Express

24/01/2023 23:49

Historia e trishtë e Enit të Big Brother, përlot tërë shqiptarët

TV/Film

Gazeta Express

24/01/2023 23:49

Banori i BBVA, Eni sot është befasuar nga vizita e nënës së tij brenda shtëpisë.

Eni ka rrëfyer historinë e tij rrëqethëse, ku ka treguar për varësinë e babait të tij nga alkooli dhe dhunën që ai ka ushtruar ndaj nënës së tij, shkruan lajmi.net.

Lexo Edhe:

“Prej kur jam bërë për të ditur, isha 10-vjeç kur kuptova se diçka nuk shkonte mes babait dhe nënës. Ka pasur raste duke u rritur që më është dashur të ndërhyj vetë kur babai ushtronte dhunë ndaj nënës dhe të përballem me të”, ka thënë Eni.

Ai ka thënë se pas një kohe të gjatë, nëna e tij kishte vendosur të ndahej nga babai, ndërsa vetë Eni është kthyer të jetonte me nënën e tij pasi që nuk mund të vazhdonte jetën pa të.

Pas vizitës së nënës së tij, Eni ka përcjell një porosi edhe për babanë e tij.

“Babi unë të dua pavarësisht gjithçkaje”, ka deklaruar Eni.