Historia e trishtë e 32 vjeçarit: "U zhyt thellë për të gjuajtur oktapodë por nuk doli më nga deti" - Gazeta Express
string(94) "historia-e-trishte-e-32-vjearitu-zhyt-thelle-per-te-gjuajtur-oktapode-por-nuk-doli-me-nga-deti"

Historia e trishtë e 32 vjeçarit: “U zhyt thellë për të gjuajtur oktapodë por nuk doli më nga deti”

Shqiperi

Gazeta Express

29/11/2020 11:58

Një 32-vjeçar në Durrës shkoi të peshkonte më disa miq të tij dhe nuk u kthye më. Siç raportoi edhe gazetari i ABC Leonidha Musai bëhet fjalë për Silvi Priftin që ishte zhytur në thellësi për të gjuajtur oktapodë.

Xhaxhai i tij, duke folur për ABC, tha se nipi i tij kishte shkuar më thellë se bashkëmoshatarët dhe më pas nuk u pa më

Lexo Edhe:

Petrit Prifti kishte një thirrje për kryeministrin Edi Rama: “Do t’i bëja thirrje Edi Ramës. Nipi i shokut të babës së tij është në det. Të bëjmë të pamundurën ta gjejmë trupin. Ka vonesa, ka burokracira. Zvarritje. Nuk kanë ardhur në kohë. Na u premtua që do nisë kërkimi në 5 e gjys.”

Po ashtu, zoti Prifti tha se edhe gjatë mbrëmjes pati kërkime, por trupi i tij nuk u gjet.

“Ka dy prindër të varfër, deti është i vështirë, të sposton,” u shpreh duke mos i mbajtur dot lotët xhaxhai i Silvit.

Tashmë kanë kaluar thuajse 24 orë nga zhdukja e 32-vjeçarit, dhe trupi i tij nuk është gjendur ende.