Hyn për të peshkuar, zhduket pa lënë gjurmë peshkatari 32-vjeçar - Gazeta Express
string(63) "hyn-per-te-peshkuar-zhduket-pa-lene-gjurme-peshkatari-32-vjecar"

Shqiperi

Gazeta Express

29/11/2020 9:34

Hyn për të peshkuar, zhduket pa lënë gjurmë peshkatari 32-vjeçar

Shqiperi

Gazeta Express

29/11/2020 9:34

Një 32-vjeçar, nga qyteti i Durrësit është zhdukur pa lënë gjurmë prej ditës së djeshme.

Familjarët e tij kanë njoftuar policinë, pasi i riu nuk është kthyer në banesë, pasi ka dalë nga shtëpia me veshjen e zhytësit për të peshkuar.

Lexo Edhe:

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijojnë kërkimet nga forcat e Policisë, polumbarët dhe Forcat Detare.

Durrës/Informacion paraprak

Gjatë ditës së djeshme, jemi njoftuar nga familjarët e shtetasit S. P., 32 vjeç, i cili ishte futur në det për të peshkuar, dhe kishte humbur kontaktet me familjen.

Vijojnë kërkimet nga forcat e Policisë, polumbarët dhe Forcat Detare.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojn për zbardhjen e plotë të ngjarjes.