Historia e festimit të golave të Diogo Jotas si një “Gamer” - Gazeta Express
string(57) "historia-e-festimit-te-golave-te-diogo-jotas-si-nje-gamer"

Futboll

Gazeta Express

07/07/2025 10:41

Historia e festimit të golave të Diogo Jotas si një “Gamer”

Futboll

Gazeta Express

07/07/2025 10:41

Përpara se të bëhej futbollist, Diogo Jota e përshkruante veten si një “Gamer” pasi ishte i varur nga video-loja e famshme e futbollit.

Në fakt, gjatë pandemisë ai arriti të renditej i pari në botë në “FIFA 21 FUT CHAMPIONS”.

Diogo merrte pjesë në turne profesionistësh të FIFA-s, por pothuajse gjithmonë detyrohej të tërhiqej për shkak të angazhimeve me Liverpoolin, shkruan “Gazeta Express”.

Pikërisht për këtë arsye, festimi i tij më ikonik pas golave ishte në pozicionin e një “Gamer-i”, me kontrollorin e padukshëm në duar.

Dhe tani, në altar, disa “Gamer”-a i lanë kontrollorët e tyre për ta nderuar atë tek varri i tij. /Gazeta Express