Një moment i ëmbël dhe krejt ndryshe nga temat e zakonshme sportive ka ndodhur gjatë një bisede mes gazetarit italian dhe drejtorit sportiv të AC Milan, Igli Tare.
Teksa diskutimi kishte marrë rrjedhë joformale, gazetari përmendi me kureshtje trileçen shqiptare – një nga ëmbëlsirat më të dashura në kuzhinën shqiptare.
Reagimi i Tares ishte plot krenari dhe humor:
“Ju rekomandoj ta provoni se do ju pëlqejë shumë, pak reklamë falas për vendin tim, pse jo,” – u shpreh ai me një buzëqeshje.
Ky moment i vogël, por domethënës, ishte një shembull i bukur i mënyrës se si kultura dhe gastronomia shqiptare po fitojnë gjithnjë e më shumë vëmendje në arenën ndërkombëtare – këtë herë falë një legjende të futbollit shqiptar.
Një trileçe, një fjalë e ngrohtë, dhe një promovim i natyrshëm për Shqipërinë – Igli Tare di si t’i bëjë të gjitha!/GazetaExpress/
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...