Hije të reja mbi të kaluarën e Vuciqit, pavarësisht fitores në gjykatë - Gazeta Express
string(69) "hije-te-reja-mbi-te-kaluaren-e-vuciqit-pavaresisht-fitores-ne-gjykate"

Lajme

Gazeta Express

01/06/2026 6:45

Hije të reja mbi të kaluarën e Vuciqit, pavarësisht fitores në gjykatë

Lajme

Gazeta Express

01/06/2026 6:45

Gazetari i njohur gjerman Michael Martens ka raportuar për vendimin e Gjykatës së Hamburgut, e cila në shkallën e parë i dha të drejtë presidentit serb Aleksandar Vuciq në padinë e tij kundër revistës gjermane Der Spiegel. Megjithatë, vendimi nuk i jep përgjigje përfundimtare pyetjeve që vazhdojnë të ngrihen mbi rolin e figurave politike serbe gjatë luftërave të viteve 1990.

Në artikullin e tij, Martens thekson se gjykata ka vlerësuar se Der Spiegel nuk mund të paraqesë Vuciqin si të përfshirë në “Sarajevo Safari” pa prova të mjaftueshme. Megjithatë, debati mbi përgjegjësitë politike dhe morale të elitës nacionaliste serbe të asaj kohe mbetet i hapur.

Vuciq, i cili gjatë viteve të luftës ishte pjesë e skenës politike ultranacionaliste në Serbi, prej vitesh përballet me kritika nga organizata të të drejtave të njeriut dhe analistë të rajonit për mungesë distance të qartë nga retorika e së kaluarës

Në postimin e tij, Michael Martens publikoi edhe ballinën e revistës gjermane Der Spiegel, e cila ndodhet në qendër të këtij kontesti gjyqësor.

“Spiegel” nuk duhet ta ekspozojë Presidentin serb Vuçiç ndaj dyshimeve për “gjueti njerëzish. Revistës i ndalohet të japë përshtypjen se Vuçiç mori pjesë në një “gjueti njerëzish” nga turistë të pasur kundër banorëve të Sarajevës gjatë Luftës së Bosnjës. Kjo u vendos nga Gjykata Rajonale e Hamburgut. Çfarë do të bëjë “Der Spiegel” tani?”, shkruan aty.

Advertisement
Advertisement
Advertisement