Bazeli, qyteti më i nxehtë në Zvicër gjatë valës së të nxehtit - Gazeta Express
string(61) "bazeli-qyteti-me-i-nxehte-ne-zvicer-gjate-vales-se-te-nxehtit"

Lajme

Gazeta Express

29/06/2026 17:10

Bazeli, qyteti më i nxehtë në Zvicër gjatë valës së të nxehtit

Lajme

Gazeta Express

29/06/2026 17:10

Temperaturat arritën deri në 39 gradë Celsius, ndërsa ekspertët e lidhin këtë me pozitën gjeografike dhe efektin urban të nxehtësisë

Bazeli ishte ndër qytetet më të goditura nga vala e fundit e të nxehtit në Zvicër, duke regjistruar temperatura deri në 39 gradë Celsius, transmeton albinfo.ch.

Sipas ekspertëve të motit, një nga arsyet kryesore është pozita gjeografike e qytetit. Bazeli ndodhet në ultësirën e Rinit dhe në një lartësi më të ulët se shumë rajone të tjera të Zvicrës, gjë që e bën më të prirur ndaj temperaturave të larta.

Një rol të rëndësishëm ka edhe i ashtuquajturi “ishulli urban i nxehtësisë”. Asfalti, betoni dhe ndërtesat thithin nxehtësinë gjatë ditës dhe e lëshojnë ngadalë gjatë natës, duke bërë që temperaturat në qytet të mbeten të larta për më gjatë.

Gjatë valës së të nxehtit, masa ajrore shumë të nxehta nga jugu dhe perëndimi i Evropës ndikuan në rritjen e temperaturave në disa pjesë të Zvicrës, por Bazeli regjistroi vlerat më të larta.

Meteorologët theksojnë se reshjet dhe stuhitë e paralajmëruara gjatë javës pritet të sjellin një lehtësim të përkohshëm, edhe pse temperaturat do të mbeten verore.

Advertisement
Advertisement
Advertisement