Hidhet shorti, zbulohen çiftet e “Play-Off”-it të Championsit - Gazeta Express
string(58) "hidhet-shorti-zbulohen-ciftet-e-play-off-it-te-championsit"

Futboll

Gazeta Express

30/01/2026 12:34

Hidhet shorti, zbulohen çiftet e “Play-Off”-it të Championsit

Futboll

Gazeta Express

30/01/2026 12:34

Në Nyon të Zvicrës është hedhur sot shorti i fazës së “Play-Off”-it të Ligës së Kampionëve.

16 skuadra i kanë kuptuar emrat e kundërshtarëve të tyre në fazën e eliminimit direkt, të dala nga faza e ligës, ku përfunduan jashtë Top 8, shkruan “Gazeta Express”.

Në këtë short u panë emrat e gjigantëve si Real Madrid, Inter, Juventus, Paris Saint-Germain, apo edhe Atletico Madrid.

Shorti deshi që “Los Blancos” do të përballen me Benficën, me mundësi të përsëritjes së përballjes dramatike që ndodhi në këtë javë.

Ndeshjet e para të kësaj faze do të luhen më 17 e 18 shkurt, kurse ato të kthimit më 24 e 25 shkurt.

Më poshtë mund t’i shihni çiftet e fazës së “Play-Off”-it të Championsit. /Gazeta Express

Galatasaray – Juventus

Borussia Dortmund – Atalanta

Olympiakos – Bayer Leverkusen

Club Brugge – Atletico Madrid

Monaco – Paris Saint-Germain

Qarabag – Newcastle

Benfica – Real Madrid

Bodo/Glimt – Inter

Advertisement
Advertisement
Advertisement