Hendbollistët e Rahovecit motivohen me këngë patriotike para ndeshjes në Çeki - Gazeta Express
string(77) "hendbollistet-e-rahovecit-motivohen-me-kenge-patriotike-para-ndeshjes-ne-ceki"

Sport

Gazeta Express

05/11/2022 19:33

Hendbollistët e Rahovecit motivohen me këngë patriotike para ndeshjes në Çeki

Sport

Gazeta Express

05/11/2022 19:33

KH Rahoveci sonte do të zhvillojë ndeshjen e kthimit në kuadër të raundit të dytë të EHF European Cup.

Skuadra kosovare do të luajë ndaj HCB Karvina në Çeki, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 20:00, teksa klubi i Rahovecit ka publikuar një video në “Facebook” para fillimit të ndeshjes.

“Kështu motivohen lojtarët para fillimit të lojës në Çeki. HAJDE RAHOVEC”, thuhet në mbishkrim, teksa hendbollistët u shfaqen duke u motivuar me këngën e njohur të Arif Vladit, “Jam Kosova e Shqiptarisë”.

Kujtojmë se ndeshja e parë e zhvilluar në “Mizahir Isma” ishte fituar nga çekët me rezultatin 29:33. /Gazeta Express/