'Hell's Kitchen' vjen me super ndryshime dhe Renato Mekolli nuk është aspak mirë - Gazeta Express
string(77) "hells-kitchen-vjen-me-super-ndryshime-dhe-renato-mekolli-nuk-eshte-aspak-mire"

‘Hell’s Kitchen’ vjen me super ndryshime dhe Renato Mekolli nuk është aspak mirë

Gazeta Express

03/08/2020 22:22


Me anë të një postimi në rrjete sociale, shefi i kuzhinës, Renato Mekolli ka konfirmuar se së shpejti do të nisë sezoni i ri i “Hell’s Kitchen”. Ai ka bërë të ditur se këtë vit do të ndryshojë çdo gjë.

Mekolli është shprehur se ky sezon nuk e ka gjetur në fazën e tij më të mirë dhe uron të mos acarohet shumë. “Hell’s Kitchen Albania 3. Vjen së shpejti. Çdo gjë ndryshon. Këtë sezon nuk jam në fazën time më të mirë, uroj mos të acarohem shumë se nuk më mbajnë nervat dhe shumë”, ka shkruar shefi i kuzhinës në një video të publikuar në rrjete sociale.

Lexo Edhe:

Në videon në fjalë, ai ka treguar ambientin e kuzhinës ku do të zhvillohet dhe gara mes konkurrentëve.