Haxhi Krasniqi ndihet mjaft i lumtur që u stolis me titullin e kampionit të botës në boksin profesionist, shkruan Gazeta Express.Boksieri kosovar e mposhti kampionin e deritashëm Dominic Bösel pasi e nokautoi atë në rundin e tretë.
Me këtë rast, Krasniqi u shpall kampion i botës në kategorinë gjysmë të rëndë në versionet IBO dhe WBA.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, 33 vjeçari i ka falënderuar të gjithë ata që e përkrahën dhe mbështetën në këto 15 vjet, ndërsa ndihet i lumtur që popullit shqiptar ia solli këtë sukses, krahas atij gjerman.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e sotëm të boksierit junikas në rrjetet sociale: