Kai Havertz ka shënuar het-trikun e parë me Chelsea derisa skuadra londineze ka kaluar në rrethin e katër të Carabao Cup në Angli. Chelsea e deklasoi skuadrën e vogël të Barsley me rezultat 6-0
Chelsea nuk ka pasur probleme sonte në Stamford Bridge kundër skuadrës në rënie të Barsley nga Championship, duke fituar 6-0 dhe duke kaluar në rrethin e 4 të Carabao Cup.
Pjesa e parë kaloi tërësisht në dominim të Chelsea me përjashtim të minutave të parë ku mysafirët treguan disa momente të rrezikshme.
Goli erdhi në minutën e 19-të pas një gabimi të mbrojtjes se Barnsley e të cilin gabim e shfrytëzoi Abraham.
Pas kësaj do të del në skenë Kai Havertz që do të shënon gol në minutën e 28-të pas një pasimi të Mason Mount.
Me këtë rezultat Chelsea do të shkonte në pushim.
Në pjesën e dytë Chelsea nuk i ndali sulmet.
Ross Barkley do të shënonte në minutën e 49-të përsëri pas një gabimi të mbrojtjes mysafire.
Minutat e fundit ishin të rezervuara për Havertz, i cili shënoi dy gola për londinezët, një në minutën e 55-të i asistuar nga Abraham dhe një tjetër në minutën e 65-të, përsëri i asistuar nga Abraham.
Chelsea nuk do të ndalej me kaq. Në listën e realizatorëve do të shënohej edhe Olivier Giroud që ka shënuar në minutën e 83-të. /GazetaExpress/