Hassani e rimerr veten nga rrëzimi i papritur dhe nga vendi i 11-të del e para në 1500m vrapim - Gazeta Express
string(94) "hassani-e-rimerr-veten-nga-rrezimi-i-papritur-dhe-nga-vendi-i-11-te-del-e-para-ne-1500m-vrapim"

Hassani e rimerr veten nga rrëzimi i papritur dhe nga vendi i 11-të del e para në 1500m vrapim

Sporte tjera

Gazeta Express

02/08/2021 12:08

Sifan Hassan e rimori veten nga një rrëzim dramatik për të fituar në baterinë e saj në 1500 metra dhe për t’i mbajtur gjallë shpresat për një tripletë të paparë në shtegun e atletikës në Lojërat Olimpike.

Atletja holandeze është në garë për t’i fituar medaljet e arta në tri gara të ndryshme në vrapim, 1.500 metra, 5.000 metra dhe 10.000 metra, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Nëse ia arrin qëllimit, ajo do të futet në histori duke u bërë atletja e parë që e arrin këtë veçori.

Në rrethin e fundit në baterinë e saj në 1.500 metra në Tokio, ajo u rrëzua pasi u kurthua në atleten e Kenisë. Edinah Jebitok, e cila ishte rrëzuar përballë saj.

Hassani u çua në këmbë shpejt dhe nga vendi i 11-të vrapoi si e çmendur për ta arritur gjysmëfinalen.

28-vjeçarja nuk ka shumë kohë për ta rimarrë veten nga kjo garë dërrmuese, sepse sot pasdite do të garojë në finalen e vrapimit në 5.000 metra.

Hassani i ka fituar titujt e botës në 1.500 metra dhe 10.000 metra, si dhe medaljen e bronztë në 5.000 metra. /Gazeta Express/