Harry Styles, burri i parë që del i vetëm në kopertinën e Vogue - Gazeta Express
string(60) "harry-styles-burri-i-pare-qe-del-vetem-ne-kopertinen-e-vogue"

Gazeta Express

14/11/2020 14:36

Harry Styles, burri i parë që del i vetëm në kopertinën e Vogue

Gazeta Express

14/11/2020 14:36

Harry Styles sapo shtoi një tjetër arritje në listën e tij të gjatë të sukseseve. Këngëtari do të jetë protagonisti i parë burrë që del vetëm në kopertinën e Vogue në dhjetor 2020.

Në fotografitë e publikuara ai shfaqet me një fustan me dantellë, Gucci dhe flet për muzikën, planet për të lëvizur në Tokio dhe raportin e tij me modën.

Lexo Edhe:

“Unë mendoj se nëse vishni diçka me të cilën ndiheni mirë, është si një veshje superheroi. Rrobat janë aty për t’u argëtuar dhe për të eksperimentuar dhe luajtur me to”, tha ai për Vogue.

Këngëtari vazhdoi duke thënë se “barrierat” midis atyre që konsideroheshin veshje për burra dhe veshje për gra janë duke rënë, gjë që çon në një liri më të madhe krijuese.

Harry, është kthyer prej kohësh në një ikonë të modës, edhe pse shpeshherë është kritikuar për zgjedhjet e tij të guximshme. Në një intervistë me The Guardian, më herët ai u shpreh:

“Nëse një shoh një këmishë të bukur dhe më thuhet: ‘Kjo është për gra’, kjo nuk më bën të dua ta vesh më pak. Mendoj se në momentin që ndihesh mirë me veten, gjithçka bëhet shumë më e lehtë.”