Harry Kane e shpëton Anglinë nga eliminimi me dygolëshin e tij - Gazeta Express
string(62) "harry-kane-e-shpeton-angline-nga-eliminimi-me-dygoleshin-e-tij"

Futboll

Gazeta Express

01/07/2026 20:06

Harry Kane e shpëton Anglinë nga eliminimi me dygolëshin e tij

Futboll

Gazeta Express

01/07/2026 20:06

Anglia ka siguruar kualifikimin në fazën e 1/8 së finales të Kupës së Botës, pasi përmbysi rezultatin ndaj Republikës Demokratike të Kongos dhe fitoi falë dy golave të Harry Kane.

“Tre Luanët” e nisën ndeshjen në disavantazh që në minutën e shtatë në stadiumin e Atlantës, kur Jordan Pickford lejoi që goditja e Brian Cipengas të përfundonte në rrjetë pranë shtyllës së tij.

Republika Demokratike e Kongos ishte pranë dyfishimit të epërsisë, kur Yoane Wissa goditi shtyllën e jashtme nga një distancë e afërt, ndërsa pak para përfundimit të pjesës së parë Anglisë iu mohua një penallti pas një pretendimi të Harry Kane.

Me portierin Lionel Mpasi në një formë të jashtëzakonshme, dukej se ai do të ishte heroi i papritur i kongolezëve, derisa u mposht më në fund nga një goditje me kokë e Harry Kane 15 minuta para fundit të kohës së rregullt.

Sulmuesi i Bayern Munichut kompletoi përmbysjen në minutën e 87-të, duke dërguar topin në tavanin e rrjetës, ndërsa Anglia i rezistoi minutave shtesë dhe siguroi kalimin në fazën tjetër të turneut.

Anglia në 1/8 e finales do të luajë ndaj Meksikës./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement